‏ Psalms 84

1Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive! 2Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë. 3Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im. 4Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela) 5Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! 6Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime. 7Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion. 8O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela) 9Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd. 10Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve. 11Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt. 12O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.