‏ Psalms 83

1O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi! 2Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën. 3Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron. 4Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më". 5Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje. 6Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët, 7Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros; 8dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela) 9Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit, 10të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën. 11Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna, 12sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë". 13O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës. 14Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet, 15kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd. 16Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot. 17U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin; 18dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.