‏ Psalms 47

1Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi. 2Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun. 3Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona. 4Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela) 5Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive. 6Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde! 7Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi. 8Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë. 9Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.