‏ Psalms 3

1O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje. 2Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela) 3Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën. 4Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela) 5Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah. 6Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje. 7Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve. 8Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.