‏ Psalms 150

1Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij. 2Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij. 3Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste. 4Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë. 5Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese. 6Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.