‏ Psalms 111

1Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend. 2Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to. 3Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë. 4Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë. 5Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij. 6Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve. 7Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme, 8të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi. 9Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij. 10Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.