‏ Psalms 76

1Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael. 2Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion. 3Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela) 4Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë. 5Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij. 6Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur. 7Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh? 8Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti, 9kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela) 10Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre. 11Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit. 12Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.