‏ Proverbs 27

1Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë. 2Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua. 3Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë. 4Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë? 5Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. 6Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku. 7Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël. 8Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij. 9Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta. 10Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg. 11Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje. 12Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen. 13Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj. 14Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim. 15Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës. 16Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë. 17Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. 18Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet. 19Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun. 20Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve. 21Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr. 22Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij. 23Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua, 24sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi. 25Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve, 26qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are 27dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.