Job 40
1Zoti vazhdoi t'i përgjigjet Jobit dhe tha: 2"Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t'i përgjigjet kësaj pyetjeje". 3Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha: 4"Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time. 5Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë". 6Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha: 7"Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh. 8A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten? 9A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij? 10Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim. 11Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli, 12shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen. 13Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta. 14Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore. 15Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau. 16Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij. 17E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë. 18Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri. 19Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij. 20Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen, 21ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale. 22Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë. 23Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij. 24Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça?
Copyright information for
Alb