‏ Job 18

1Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha: 2"Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim. 3Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu? 4Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij? 5Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më. 6Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet. 7Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë. 8Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak. 9Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort. 10Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg. 11Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap. 12Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash. 13Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij. 14Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit. 15Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur. 16Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten. 17Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë. 18Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota. 19Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij. 20Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur. 21Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

Copyright information for Alb