‏ Hosea 3

1Zoti më tha akoma: "Shko dhe dashuro një grua të dashuruar nga një dashnor dhe që është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive të tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit". 2Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi, 3dhe i thashë: "Ti do të rrish shumë ditë me mua; nuk do të kurvërohesh dhe nuk do të jesh e asnjeriut; po kështu do të veproj unë me ty". 4Sepse bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa kryetar, pa flijim dhe pa shtyllë të shenjtë, pa efod dhe pa idhuj të shtëpisë. 5Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do të kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij në mbarim të ditëve.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.