‏ 1 Chronicles 24

1Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. 2Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari. 3Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre. 4Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore. 5Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit. 6Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin. 7I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu, 8i treti Harimi, i katërti Seorimi, 9i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi, 10i shtati Hakotsi, i teti Abijahu, 11i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu, 12i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi, 13i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi, 14i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri, 15i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi, 16i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli, 17i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli, 18i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu. 19Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit. 20Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia. 21Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun. 22Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin. 23Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin. 24Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin; 25i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian. 26Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno. 27Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri. 28Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë. 29Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin. 30Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore. 31Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

Copyright information for Alb